Kjo politikë shpjegon çfarë ruan faqja www.eurosig-ks.com në shfletuesin tuaj, pse e ruan dhe si mund ta fshini kur të doni.
Shkurt
- Pa cookiesFaqja nuk vendos asnjë cookie, as tonën, as të palëve të treta.
- Pa reklama dhe ndjekjeNuk përdorim Google Analytics, Facebook Pixel apo mjete të ngjashme.
- Vetëm në pajisjen tuajGjuha, hyrja në llogari dhe formularët e pa përfunduar ruhen vetëm në shfletuesin tuaj.
Cookies dhe ruajtja në shfletues
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që një faqe interneti i ruan në shfletuesin tuaj dhe që i dërgohen sërish serverit me çdo kërkesë. Shpesh përdoren për t’ju njohur nga një vizitë te tjetra ose për t’ju ndjekur nëpër faqe të ndryshme për reklama.
Faqja jonë nuk përdor cookies. Për gjërat që i duhen për të punuar, ajo përdor ruajtjen e shfletuesit (localStorage dhe sessionStorage). Këto të dhëna mbeten në pajisjen tuaj, nuk i dërgohen vetvetiu askujt dhe faqet e tjera nuk mund t’i lexojnë.
sessionStorage fshihet vetë kur mbyllni skedën. localStorage mbetet derisa ta fshini ose derisa faqja ta pastrojë, për shembull kur dilni nga llogaria.
Çka ruajmë në pajisjen tuaj
Të gjitha këto i duhen faqes që të punojë ashtu siç e prisni. Asnjëra nuk përdoret për reklama ose për t’ju ndjekur në faqe të tjera, prandaj nuk kërkojnë pëlqimin tuaj.
| Çka ruhet | Lloji | Ku ruhet | Sa mbetet | Pse |
|---|---|---|---|---|
| Preferencat | Funksionale | localStorage | Derisa t’i ndryshoni | Mban mend gjuhën që zgjodhët dhe pamjen e menysë në portale. |
| Hyrja në llogari | E domosdoshme | localStorage | Deri në dalje ose në skadimin e sesionit | Ju mban të identifikuar në portalin e klientit, në portalin e shëndetit dhe në pyetësorët online. |
| Formularët e pa përfunduar | Funksionale | sessionStorage | Deri në mbylljen e skedës | Nëse faqja rifreskohet, blerja online dhe raportimi i dëmit vazhdojnë aty ku ishin. |
| Statusi i pagesës | E domosdoshme | sessionStorage | Deri në mbylljen e skedës | Pas pagesës me kartelë, tregon nëse polica juaj u krijua. |
| Konkurset e punës | Funksionale | localStorage | Deri në 30 ditë | Kopje e listës publike të konkurseve, që të shfaqet edhe pa internet. |
| Njoftimi i privatësisë | Funksionale | localStorage | Derisa ta fshini | Mban mend që e keni mbyllur njoftimin për privatësinë. |
Shërbime të jashtme
Cloudflare: siguria dhe statistikat
Faqja shërbehet përmes Cloudflare, që e mbron nga sulmet dhe e bën më të shpejtë. Cloudflare Web Analytics na jep vetëm numra të përgjithshëm (sa vizita, cilat faqe, sa shpejt hapen), pa cookies, pa identifikues dhe pa ju ndjekur në faqe të tjera.
Politika e privatësisë së Cloudflare: cloudflare.com/privacypolicy
Harta e degëve: OpenStreetMap
Kur hapni hartën te faqja e degëve, pjesët e hartës shkarkohen nga serverët e OpenStreetMap. Si te çdo faqe interneti, shfletuesi juaj u dërgon atyre adresën IP. OpenStreetMap nuk vendos cookies.
Politika e privatësisë së OpenStreetMap: osmfoundation.org/wiki/Privacy_Policy
Pagesa me kartelë
Kur paguani online, kaloni në faqen e sigurt të bankës. Aty vlejnë rregullat e bankës për cookies dhe privatësinë. Eurosig nuk i sheh të dhënat e kartelës suaj.
Rrjetet sociale
Lidhjet tona për rrjetet sociale hapen në ato platforma. Atje vlejnë politikat e tyre të privatësisë dhe cookies:
Kur klikoni një lidhje që ju nxjerr jashtë faqes së Eurosig, ne nuk mbajmë përgjegjësi për cookies që përdoren në ato faqe.
Kontrolli juaj
Meqë nuk përdorim cookies për reklama apo analitikë, faqja nuk ju kërkon pëlqim me banner. Nëse ndonjëherë shtojmë diçka të tillë, do t’ju pyesim më parë dhe do ta përditësojmë këtë politikë.
Çdo gjë që faqja ka ruajtur në pajisjen tuaj mund ta fshini në çdo kohë:
- Dilni nga llogaria: të dhënat e hyrjes fshihen menjëherë.
- Mbyllni skedën: formularët e pa përfunduar fshihen vetë.
- Në cilësimet e shfletuesit, te “Të dhënat e faqeve”, fshini të dhënat për eurosig-ks.com.
Më shumë informacion të përgjithshëm rreth cookies gjeni në www.allaboutcookies.org.
Më shumë informacion & kontakt
Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave i KS EUROSIG SH.A. mund të kontaktohet me e-mail në:
Për më shumë detaje rreth mënyrës se si i përpunojmë të dhënat personale dhe si mund t’i ushtroni të drejtat tuaja, ju lutemi referojuni Njoftimit të Privatësisë të publikuar në faqen tonë të internetit. Politika e privatësisë